Zyrtare: Bayerni transferon kapitenin e Leipzigut

  • S.A /
  • 30 August 2021 - 16:20
Zyrtare: Bayerni transferon kapitenin e Leipzigut

Tashmë është zyrtare. Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e kapitenit të Leipzigut, Marcel Sabitzer.

Kjo është bërë e ditur nga klubi bavarez përmes një komunikate për media.

Ai ka nënshkruar kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2025.

Sabitzer ishte pjesë e Leipzigut prej vitit 2014, duke u bërë prej lojtarëve kyç të skuadrës dhe duke e pasur edhe shiritin e kapitenit të klubit. 

(Kosova Sot Online )