
Lexoni edhe:
Çështja e gjenocidit serb mbi shqiptarët nuk zgjidhet vetëm me reciprocitet, pa ngritje të përgjegjësive penale!
Anthony Joshua mund të përballet me sfidën më të vështirë deri tani kur të ballafaqohet me Oleksandr Usyk në luftën për t’i mbrojtur titujt e botës të shtunën në Londër, ka thënë ish-kampioni i botës George Groves.
Joshua do t’i rrezikojë titujt e vet të botës në kategorinë e rëndë WBA, IBF, WBO dhe IBO në Stadiumin e Tottenham Hotspur kundër Usyk, i cili është ish-kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë gjysmë të rëndë.
34-vjeçari nga Ukraina i ka fituar të gjitha 18 luftërat profesionale, duke i rrahur edhe boksierët si Tony Belleë dhe Derek Chisora gjatë rrugës.
“Usyk është i shkëlqyeshëm teknikisht”, tha Groves për BBC.
Reklamë
“Ai e tregoi këtë në kategorinë gjysmë të rëndë me luftëra madhështore dhe besoj se ai mund të jetë sfida më të vështirë e Joshuas deri më sot”.
Ai shtoi: “Kjo është hera e parë që nuk do të habitesha nëse Joshua rrihet”.
Meçi mes Joshuas dhe Usyk do të zhvillohet të shtunën rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale.
(Kosova Sot Online )