
Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nuk shkoi në varrimin e Jotës

Mungesa e Cristiano Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës ka ngjallur reagime dhe diskutime në opinionin publik.
Portugalia është tronditur me mungesën e kapitenit të saj, Cristiano Ronaldos, që nuk ka udhëtuar në Portugali për të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore.
Ende nuk dihet arsyeja e mungesës së Ronaldos, por sipas raportimit të gazetës britanike, Mirror, vendimi i yllit portugez ka qenë i menduar dhe i ndjeshëm ndaj situatës së rëndë.
Sipas mediumit britanik, Ronaldo ka zgjedhur të mos marrë pjesë në ceremoninë mortore që u mbajt në qytetin e vogël Gondomar, nga frika se prania e tij mund ta kishte shpërqendruar vëmendjen nga vetë ceremonia dhe dhimbja kolektive, duke e kthyer në një moment mediatik për shkak të famës së tij.
(Kosova Sot Online)