Guardiola: Jam i dashuruar në Marco Verrattin

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 09:35
Guardiola: Jam i dashuruar në Marco Verrattin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se e dashuron Marco Verrattin, pasi mesfushori italian shkëlqeu duke i ndihmuar Paris Saint-Germainit ta mposhtur skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve të martën.

Verratti dhe PSG-ja fituan 2:0 ndaj City në Parc des Prices falë golave nga Idrissa Gueye dhe Lionel Messi.

Megjithëse ishte Messi që e shënoi golin e parë për klubin e tij të ri, ishte bashkëlojtari i tij Verratti ai që vërtet ia rrëmbeu zemrën Guardiolës me paraqitjen e tij në mesfushën parisiene. Dashuria e Guardiolës për Verrattin

“Unë jam i dashuruar në të. Ai është i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola për Verrattin pas ndeshjes.

“Madje edhe nën presion, ai ia del t’i bëjë ato pasime që ia mundësojnë mesfushës të jetë e lirë”, shpjegoi ai.

“Ai nuk është lojtar që bën pasime të gjata, por gjithmonë mund të llogaritësh në të për ndërtimin e ndeshjes”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )