Prokuroria dhe gjyqësori i Kosovës, vegla në shërbim të padrejtësisë dhe krimit të organizuar!

Prokuroria dhe gjyqësori i Kosovës, vegla në shërbim të padrejtësisë dhe krimit të organizuar!
Prokuroria dhe gjyqësori i Kosovës, vegla në shërbim të padrejtësisë dhe krimit të organizuar!

Blerim Burjani

  • 29 September 2021 - 09:12

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Ky sistem gjyqësor është dhe i mbetet besnik politikes, dhe kryen favore për disa parti politike apo vetëm për një. Ky gjyqësor nuk ofron mundësi për ndarje të drejtësisë si duhet, sipas të drejtave të garantuara të njeriut dhe zbatimit të kushtetutës që garanton ato të drejta. Pra ka dhe do të ketë barriera që i ka dhe që ia ka vendos vetes duke qenë sistem i ndikuar dhe në shërbim të politikës.

Fare pak ka shpresë për drejtësi të pa anshme me këtë sistem pa një reformë global që ky sistem të funksionoj si duhet. Pra s’ka gjë prej kësaj pune. Pa një Vetting nuk pastrohet dhe nuk vihet në binar të drejtë ky sistem aktual.

Dhe kjo do të merr kohë të tmerrshme përderisa të korruptuarit rrinë anash dhe të pa prekur, sepse s’ka mekanizëm efikas për të jua konfiskuar pasurin e fituar pa bazë apo duke blerë toka me nga një euro për një ari e për disa euro shuma qesharake për një hektar. Kjo është një tmerr i shpërdorimit të pronës publike. Edhe ana tjetër, themelimi i shumë ndërmarrjeve në emër të të tjerëve, edhe kjo po bënë që shteti mos të ketë mundësi të rimëkëmbjes ekonomike as ndalje të një krimi të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".