Werner mund të largohet nga Chelsea

  • S.A /
  • 01 October 2021 - 13:11
Werner mund të largohet nga Chelsea

Sulmuesi gjerman po e konsideron të ardhmen e tij pasi nuk po luan rregullisht në ekipin “Blues”

Timo Werner është duke e konsideruar të ardhmen e tij në Chelsea.Sulmuesi gjerman mund të largohet nga “Stamford Bridge”.

Kjo pasi ai nuk po luan rregullisht në ekipin e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Telegraph”.

Përfaqësuesi gjerman i ishte bashkuar Chelseat vitin e kaluar, por ka dështuar ta tregonte veten përpara golit.

Ai kishte shkëlqyer me Leipzigun në Gjermani.

Përkundër formës jo të mirë, Werner festoi sivjet me “Blues” duke e fituar Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )