Gnabry më i “rëndësishëm” se Lewandowski te Bayerni

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 22:03
Gnabry më i “rëndësishëm” se Lewandowski te Bayerni

Bayerni ka objektiv blindimin e Gnabry e më pas rinovimin edhe me Lewan

Te Bayerni prioritet për momentin nuk është rinovimi i kontratës së Robert Lewandowskit, por zgjatja e bashkëpunimit me sulmuesin anësor Serge Gnabry, kontrata e të cilit me bavarezët ashtu si ajo e polakut skadon në verën e vitit 2023.

Bisedimet për rinovimin mes drejtuesve të Bayernit dhe Gnabryt janë në një fazë shumë të avancuar dhe në momentin që futbollisti do të rikthehet në Munich nga grumbullimi me kombëtaren gjermane do të firmosë marrëveshjen e re me bavarezët deri në vitin 2025.

Pas Gnabryt, radhën do ta ketë Robert Lewandowski.


(Kosova Sot Online)