Cuadrado do të vazhdojë me Juven

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 14:41
Cuadrado do të vazhdojë me Juven

Futbollisti kolumbian do të jetë pjesë e gjigantit italian deri në verën e vitit 2023. Kontrata e re mund të nënshkruhet në ditët në vijim

Juan Cuadrado do të luajë edhe për një kohë për Juventusin.

Futbollisti kolumbian pritet ta vazhdojë kontratën me Bardhezinjtë në një të ardhme të afërt.

Kontrata aktuale e ish-futbollistit të Fiorentinës dhe të Chelseat do të skadojë në qershor të vitit tjetër.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se 33 vjeçari do ta vazhdojë kontratën me “Bianconeri” deri në vitin 2023.

Cuadrado ka bërë paraqitje pozitive me “Zonjën e Vjetër”, me të cilën i ka mbi 100 paraqitje.

Ai mund të luajë si mesfushor i krahut apo edhe mbrojtës i djathtë.

Cuadrado do ta ndjekë rrugën e Paylo Dybalas, i cili po ashtu do ta vazhdojë kontratën me Juven.

(Kosova Sot Online)