Benzema: “Të gjithë e duan Topin e Artë, edhe unë e kam ëndërruar si fëmijë”
Karim Benzema e ëndërron “Topin e Artë”.
Si kurrë më parë, sulmuesi i Real Madridit është kandidatë për çmimin prestigjioz individual, të cilin për më shumë se një dekadë e fituan Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke mos i dhënë hapësira lojtarëve fantastik si Robert Lewandowski, Karim Benzema etj.
Sido që të jetë, tashmë gara është më e fortë për këtë çmim dhe kandidatë është edhe Karim Benzema.
Ai ëndërron që ta fitojë Topin e Artë, ëndërr që do të punojë fort për ta bërë realitet.
“Është çmim që e duan të gjithë futbollistët një ditë, është në kokën e të gjithëve. Është çmim që si i vogël kam menduar për të, por nëse jam afër këtij trofeu është edhe merit e shokëve të skuadrës, do të ishte e të gjithëve”, u shpreh Benzema për Telediario të TVE.
(Kosova Sot Online)