Sterling lëshon bombën: “Jam i hapur për t’u larguar”

  • 15 October 2021 - 09:09
Sterling lëshon bombën: “Jam i hapur për t’u larguar”

Raheem Sterling dëshiron të largohet nga Manchester City. Barcelona e ndjek lojtarin që një kohë dhe është opsion real për janarin.

Raheem Sterling është i hapur për t’u larguar nga Manchester City, derisa zbuloi se do të dëshironte të luajë “jashtë vendit”. Sterling është pjesë e Man City që nga viti 2015 kur u ble për mbi 60 milionë euro, por këtë edicion nuk ka qenë zgjedhja e parë e Pep Guardiolës që po i tregon ditë pas dite se më nuk është në planet e tij.

Lojtari tashmë ka bërë hapin dhe i mbetet klubeve që të reagojnë, teksa raportohet se është një opsion real i Barcelonës.

“Nëse do të kishte opsionin për të shkuar diku tjetër për më shumë minuta, unë do të isha i hapur për ta bërë. Futbolli është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha Sterling.

“I kam vënë shumë sfida vetës dhe dua të realizoj dhe disa ëndrra. Si lojtar anglez gjithçka që di është Premier League dhe gjithmonë kam menduar, e dini, ndoshta një ditë do të doja të luaja jashtë vendit. Do të doja një aso sfide”.

(Kosova Sot Online )