Benzema: Jam afër ta fitoj Topin e Artë

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 15:13
Benzema: Jam afër ta fitoj Topin e Artë

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, beson se është afër ta fitojë Topin e Artë për herë të parë në karrierë, që do të ishte përmbushje e një ëndrre fëmijërore.

Përfaqësuesi i Francës Benzema është përfolur së fundmi si njëri prej favoritëve bashkë me Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho.

Benzema foli në një intervistë për Canal +, e cila do të publikohet të martën, ku tregoi për ëndrrën e fitimit të çmimit më prestigjioz individual për futbollistë.

“Natyrisht, natyrisht (se po ëndërroj ta fitoj Topin e Artë”, tha Benzema.

“Idhujt e mi, Ronaldo (Nazario) dhe Zizou (Zinedine Zidane) erdhën në Real Madrid. Edhe unë erdha në Real Madrid. Dhe ata e fituam Topin e Artë. Këto janë gjërat e vogla për të cilat mendoj”, tregoi ai.

“Do të ishte njëra prej shumë ëndrrave të mia që i kisha si fëmijë. Tani jam këtu, jo shumë larg fitimit të tij”, shtoi ai.

Benzema është duke u mbështetur nga mediat franceze dhe nga legjendat e këtij vendi, përfshirë Zinedine Zidane, për Topin e Artë 2021.

(Kosova Sot Online)