Derbi gjerman për Pepin

  • S.A /
  • 19 October 2021 - 12:17
Derbi gjerman për Pepin

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në luftë për adoleshentin amerikan

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë futur në garë kokë më kokë për sulmuesin e talentuar amerikan, Ricardo Pepi.

18-vjeçari i SHBA-së Pepi është bërë synimi kryesor i Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, sipas mediave amerikane.

Sulmuesi i Dallasit në MLS e ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, sipas CBS Sports.

Në garë për blerjen e tij kishin qenë Wolfsburg dhe Ajax, por tani në garë janë futur edhe dy gjigantët Bayern dhe Dortmund.

Raportohet se Pepi e ka kërkuar largimin nga Dallasi dhe ai mund të transferohet në Evropë në janar.

18-vjeçari i ka shënuar 13 gola dhe i ka dhënë 3 asiste në 27 ndeshje për Dallasin në sezonin e fundit.

(Kosova Sot Online )