Bodo/Glimt e turpëron Romën, 6-1

  • A.P /
  • 21 tetor 2021 - 20:52
Bodo/Glimt e turpëron Romën, 6-1

Roma është turpëruar në Norvegji.

Të besuarit e Jose Mourinhos janë mundur 6-1 nga skuadra e Bodo/Glimt,

Vendasit e nisën furishëm takimin, me dy gola nga Erik Botheim dhe Patrick Berg, që shënuan për 2-0.

Por, Roma reagoi dhe ngushtoi epërsinë në minutën e 28’, me anë të Carlos Perez.

Në pjesën e dytë, Mourinho reagoi menjëherë, duke i lënë tre lojtarë në dhomat e zhveshjes, inkuadroi tre të tjerë.

Por, ata nuk bën diferencën, pasi në minutën e 52-të, Erik Botheim shënoi nëj tjetër gol, për 3-1.

Në minutën e 60-të, Mourinho bëri edhe dy zëvendësime, sërish pa rezultat pasi Bodo/Glimt realizoi edhe tre herë të tjera brenda nëntë minutave, nga 71’ në 80’.

Shënuan Solbakken, Pellegrino dhe kompletoi het-trikun Botheim.

Kështu, Bodo/Glimt ka marrë kreun në Grupin C me shtatë pikë, Roma e dyta tani me gjashtë pikë.

(Kosova Sot Online)