Barça e rivalizon Realin për Mbappen

  • G.G /
  • 22 October 2021 - 14:39
Barça e rivalizon Realin për Mbappen

Gjiganti katalunas është futur në garë për sulmuesin francez, i cili verën tjetër do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me PSG-në

Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e Kylian Mbappes.

Gjiganti katalunas me këtë rast do ta rivalizojë Real Madridin për sulmuesin francez.

Ylli i Paris Saint-Germainit do të jetë lojtar i lirë vitin tjetër pasi do t’i skadojë kontrata me klubin aktual.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “AS”.

Palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin eventual të saj.

E nga ky rast do të mundohet të përfitojnë “Blaugrana”, për ta marrë lojtarin pa para.

Reali mbetet një ëndërr për Mbappen, por nuk përjashtohet as “pista” Camp Nou. 

(Kosova Sot Online)