Talenti i Juventusit në gjendje depresioni, këto janë problemet që po i vuan

  • S.A /
  • 04 November 2021 - 16:31
Talenti i Juventusit në gjendje depresioni, këto janë problemet që po i vuan

Futbollisti i talentuar holandez, Mohamed Ihattaren, është shndërruar në një telash për Juventusin, Sampdorian dhe menaxherin e tij Mino Raiola.

Mesfushori në pronësi të Juventusit, u huazua te Sampdoria këtë verë, megjithatë pas pak javësh qëndrim aty, u largua drejt Holandës dhe tani ka bërë me dije se nuk dëshiron të rikthehet më te Sampdoria. Në Holandë flasin për një gjendje depresive të të riut, që dy vite më parë shkëlqente me Ajaxin, ndërsa tani ka vuajtur shumë vdekjen e të atit dhe ka vendosur të mos rikthehet më te Sampdoria, ku duket se nuk ka gjetur ngrohtësinë e duhur.

Vetë Minoa Raiola është angazhuar personalisht për të zgjidhur këtë çështje, teksa po negocion me Juventusin për një ndërprerje të menjëhershme të kontratës, në mënyrë që futbollisti të vijojë më pas karrierën në një klub holandez.

( Kosova Sot Online  )