Asnjë i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 15:01
Asnjë i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  14 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

4 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.

Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.

Në total numri i rasteve aktive është 443.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d7…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)