
Lexoni edhe:
Mundësi për Muriqin që ta tregojë veten kundër Juventusit
Ish-asi dhe trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernández, shkaktoi një reagim masiv në audiencën dixhitale të klubit. Rikthimi i tij prodhoi një valë të madhe optimizmi dhe mediat sociale të klubit pasqyruan të njëjtën ndjenjë. Imazhi që lajmëroi ardhjen e trajnerit nga Katari gjeneroi 50 milionë shikime, transmeton GazetaBlic Sport. Në Instagram, numri i përgjithshëm i shikimeve të përmbajtjes që njoftoi rikthimin e tij i kalon 60 milionë. Imazhi që kombinoi Xavin futbollist, me Xavi, trajner, gjeneroi 50 milionë shikime në Twitter, Facebook dhe Instagram.
Mundësi për Muriqin që ta tregojë veten kundër Juventusit
Lexoni edhe:
Në TikTok, video për hyrjen e tij në Camp Nou u pa 16 milionë herë në 48 orët e para. Në YouTube, shifrat nuk ishin të ndryshme, pasi arritën një kulm prej 108 mijë personash duke parë njëkohësisht videon e prezantimit, në një total prej më shumë se 1 milion shikimesh. Në kohën e tanishme, vetëm largimi i yllit argjentinas Lionel Messi kishte krijuar kaq shumë ndërveprim.
(Kosova Sot Online )