Ibrahimovic s’do të pensionohet

  • G.G /
  • 20 November 2021 - 16:13
Ibrahimovic s’do të pensionohet

Milani do ta shpërblejë Zlatan Ibahimovicin.

Sipas mediave në Itali, Milan është në bisedime me sulmuesin për rinovimin e kontratës deri më 2023.

Palët janë dakord me gjithçka dhe raportohet se zyrtarizimi është çështje kohe.

Pavarësisht se muajin e kaluar mbushi 40 vjet, Milani është rritur shumë me prezencën e legjendës dhe duan ta mbajnë në skuadër deri në qershor të 2023.

Në epokën e dytë në San Siro, Ibra deri më tani ka bërë 55 paraqitje, ka shënuar 31 gola. 

(Kosova Sot Online)