Sanches thotë se ishte buzë kalimit në Barcelonë

  • S.A /
  • 22 November 2021 - 14:21
Sanches thotë se ishte buzë kalimit në Barcelonë

Renato Sanches, në një intervistë të fundit për “L’Equipe”, ka konfirmuar se ka qenë shumë pranë kalimit te Barcelona verën e kaluar, por transferimi dështoi për shkak të dëmtimit të tij, duke u detyruar që të qëndronte te Lille.

“Nëse nuk do të isha lënduar, do të kisha nënshkruar për Barçën këtë verë. Barça dhe Lille ranë dakord, kishte një marrëveshje mes palëve. Në fillim u trondita që, për një dëmtim, nuk mund të transferohesha në “Camp Nou”, por pastaj mendova për perspektivën. Futbolli ka të bëjë me ulje-ngritje dhe unë jam mësuar me të. Nuk mendova më për klubet e interesuara, por u fokusova në riaftësimin tim.”

Mesfushori portugez e pranon se kalimi te Bayerni i Mynihut në vitin 2016 ishte i parakohshëm.

“Kur shkova te Bayerni, nuk isha gati të luaja për një klub kaq të madh, sot ndihem gati”.

Pasi dështoi të ishte protagonist te gjigantët gjermanë, Renato Sanches u huazua te Sëansea, më pas u ble nga Lille. Presidenti i skuadrës franceze është shprehur i gatshëm për shitjen e lojtarit, sigurisht nëse vjen oferta e duhur.

Mesfushori në pronësi të Lille, duke iu referuar zërave të merkatos, tha se i pëlqente shumë Milani.

Milani? Po, është një klub i madh dhe historik dhe shumë stil… Më pëlqen. Edhe Arsenali ndoshta është interesuar, por nuk e di. Kam folur me përfaqësuesin tim, e di se cilat klube po telefonojnë dhe cilat jo, por tani nuk mund ta them më shumë. E di që jam gati. Nëse një ofertë vjen, do të shoh çfarë është më e mira për mua”.

(Kosova Sot Online )