Është shumë herët të flitet për sukseset e qeverive të ardhshme lokale, koalicionet e reja në pritje për lidhje të interesave klanore e politike!

Është shumë herët të flitet për sukseset e qeverive të ardhshme lokale, koalicionet e reja në pritje për lidhje të interesave klanore e politike!
Është shumë herët të flitet për sukseset e qeverive të ardhshme lokale, koalicionet e reja në pritje për lidhje të interesave klanore e politike!

Muhamet Kelmendi

  • 22 November 2021 - 07:50

Shkruan:Analisti - Muhamet Kelmendi

Ka edhe lidhje fisnore dhe klane të ndërtuara dhe të koordinuara. Me këtë konstalacion priten koalicionet politike nëpër komuna. Kështu, pushteti lokal do të varet nga partitë dhe nëpërmjet këtyre edhe do të udhëhiqet pushteti. Nuk pritet ndonjë tjetër konstalacion forcash që do të shërojnë pushtetin lokal. Megjithatë, duket se do të kemi pushtet lokal më kualitativ dhe më të afërt me qytetarët. Priten kështu edhe rezultate në zgjidhjen e çështjeve lokale. Ato nuk mundë të jenë madhështore. Do të vazhdojnë lidhjet e vjetra.

-Zgjedhjet lokale u mbajtën. Votuesit e ndanë pushtetin midis 4 a 5 partive politike dhe të kandidatëve të tyre. Nëpër shumë komuna nuk fituan ansambleistët e të njëjtës parti politike edhe as si kryetari. Ansambleistët dolën prej shumë subjekteve politike. Tash priten koalicione që kryetarët e komunave të krijojnë edhe shumicën nëpër asambletë komunal. Sukseset a dështimet e kryetarëve të komunave varen kryesisht nga asambletë dhe koalicionet që krijohen. Asambletë komunale kanë shumë pushtet. Në krahasim me kryetarin.

Vendimet e kryetarëve dhe e ardhmja e komunës varet nga vendimet e ansambleve komunale. Pikërisht ky kombinim i detyron kryetarët që i fituan zgjedhjet lokale të gjejnë koalicione dhe të krijojnë shumicën në asambleve e komunave. Duhet thënë se në fushatën elektorale, si asamblistët, ashtu edhe kandidatët e komunave, premtuan të pamundshmen dhe imagjinaren nëpër komuna. Kështu u bë në fushatë. Të gjithë kandidatët premtuan angazhimin maksimal në pushtet.

E kaluara ka treguar se premtimet dhe programet politike zgjedhore as për 10% nuk janë realizuar nga pushtetet lokale. Çdo pushtet ka dështuar, sepse ka dështuar përcaktimi real dhe pragmatike i çështjeve nëpër komuna. Asnjë herë nuk u dhanë nga asamblistët dhe kandidatët për kryetar zgjidhjet reale. Fantazia e sëmurë politike zotëroje nëpër fushatë. Nëpër komuna do të kemi ndryshime të vogla. Jo të mëdha Ato nuk do të shkëlqejnë. Komunat pa ansamble nuk funksionojnë. Kryetarët nëpër komuna dolën më kualitativ. Po ata janë të varur nga partitë që i takojnë.

Aty janë asamblistët e partisë në asambletë e komunave që varen nga partia. Madje, nga tash kryetarët, me pak përjashtime, varen kryesisht nga partia. Duke u varur nga partia varen edhe nga interesat politike të partisë. Aty ka grupe informale dhe interesa të ndryshme.

. Ka edhe lidhje fisnore dhe klane të ndërtuara dhe të koordinuara. Me këtë konstalacion priten koalicionet politike nëpër komuna. Kështu, pushteti lokal do të varet nga partitë dhe nëpërmjet këtyre edhe do të udhëhiqet pushteti. Nuk pritet ndonjë tjetër konstalacion forcash që do të shërojnë pushtetin lokal. Megjithatë, duket se do të kemi pushtet lokal më kualitativ dhe më të afërt me qytetarët. Priten kështu edhe rezultate në zgjidhjen e çështjeve lokale. Ato nuk mundë të jenë madhështore. Do të vazhdojnë lidhjet e vjetra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".