Guardiola s’e di se si ta ndalë Messin

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 18:42
Guardiola s’e di se si ta ndalë Messin

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka lavdëruar Lionel Messin para përballjes me Paris Saint Germainin.

Sipas tij Leo Messi është i veçantë dhe asnjë trajner në botë, nuk mund të bëjë plane për ta ndalë sepse vet 33-vjeçari është i paparashikueshëm në fushë dhe shpik gjëra aty për aty që e bëjnë atë më të mirin në botë.

“Është shumë e vështirë… (është i rrezikshëm) edhe nganjëherë kur e ka topin nuk e di se çfarë do të bëje, imagjinoni kur e di shumë mirë se çfarë do të bëjë”, u shpreh Guardiola, një frazë që përkufizon më së miri veçantin e Leo Messit.

“Mund t’ thuash lojtarëve se do të shkojë majtës apo djathtë, por kur ai ka topin nuk e di as vet se çfarë do të bëjë, s’mund të ju them lojtarëve se çfarë të bëjnë”.

“Ata kanë edhe Neymar, Mbappe dhe Di Maria, secili do të ishte yll kudo, dhe ata i kanë të gjithë në një skuadër”. 

(Kosova Sot Online)