Verratti do të mungojë disa javë

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 10:50
Verratti do të mungojë disa javë

Tjetër sezon me lëndime për mesfushorin, Marco Verratti.

Mesfushori do t’i mungojë Paris Saint Germainit deri në fund të dhjetorit, ka gjasa se s’do të luajë më në vitin 2021.

Mesfushori, kampion Europe me Italinë, ka pësuar një tjetër dëmtim dhe këtë herë është një problem muskulor.

Ky lëndim do ta lërë Verratin së paku tre javë jashtë fushave.

Fillimisht ai deshi të luajë kundër Manchester City, por më pas u detyrua të qëndrojë në stol pasi u dëmtua në stërvitje të martën, vetëm sa kishte nisur të kthehej nga një tjetër dëmtim që kishte pasur.

Këtë sezon ai ka bërë vetëm 7 paraqitje dhe po i mungon shumë Parisit.

(Kosova Sot Online )