Frikë dhe ankth për Ernest Muçin, te Legia i frikësohen një mungese të gjatë

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 09:36
Frikë dhe ankth për Ernest Muçin, te Legia i frikësohen një mungese të gjatë

Frikë dhe ankth për gjëndjen e Ernest Muçit, talentit të Kombëtares shqiptare.

Ai ishte titullar në King Power Stadium në sfidën përballë Leicester, sulmuesi i kombëtares shqiptare u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi duke u ndalur në momentin më të mirë të formës.E premtja do të jetë dita e të vërtetës me Muçin që do t’u nënshtrohet disa analizave më të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por e sigurt duket mungesa e sulmuesit të talentuar për disa kohë.

Muçi doli nga fusha duke çaluar pasi përdrodhi keq kyçin e këmbës duke u detyruar të lërë Legian me 10 lojtarë pasi polakët i kishin kryer të gjitha zëvendësimet.

Te Legia po kryqëzojnë gishtat që dëmtimi i shqiptarit të jetë në një shkallë të lehtë dhe Muçi të mos mungojë për një kohë të gjatë.

(Kosova Sot Online )