Kasami i lumtur me golin, shpreson të jetë një pikë kthese për të

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 14:05
Kasami i lumtur me golin, shpreson të jetë një pikë kthese për të

Pajtim Kasami nuk po kalon një sezon të mirë te Basel.

Ai e konsideron veten të pafat, por pas golit në Europa Conference League, shpreson të jetë një pikë kthese dhe të tregojë atë që di të bëjë më së miri. Dy shqiptarët, Edon Zhegrova  dhe Pajtim Kasami ia siguruan fitoren Baselit kundër Almaty.

Talenti i Kosovës hyri në lojë në pjesën e dytë për të shënuar një gol shumë të bukur për 2-2, derisa pak minuta më vonë, Pajtim Kasami që ishte titullar – shënoi golin e fitores për 3-2.

“Kam pasur shumë fat të keq këtë sezon me goditjet me shtylla e gjëra tjera. Shpresoj që gjithçka të jetë zhbllokuar”, tha 29-vjeçari. 

(Kosova Sot Online )