Barcelona interesohet për Adnan Januzajn

  • S.A /
  • 06 December 2021 - 16:51
Barcelona interesohet për Adnan Januzajn

Adnan Januzaj mund ta lërë Real Sociedadin dhe të transferohet te klubi tjetër spanjoll, Barcelona.

TodoFichajes raporton se rinovimi i Adnan Januzajt ka qenë i ndërlikuar ditët e fundit dhe bisedimet pritet të prishen totalisht.

Fillimisht u duk se Januzaj do të rinovonte qëndrimin në San Sebastián por hyrja e një ekipi të tretë ka ndryshuar rrjedhën e negociatave.

Sipas informacioneve që ka TodoFichajes, Barcelona ka mbajtur kontakte me të afërmit e lojtarit për të shqyrtuar transferimin e tij në Barcelonë. 

Katalanasit nuk po kalojnë momentin më të mirë ekonomik dhe duhet të përfitojnë nga ky lloj operacioni për të forcuar veten.

Xavi e ka dhënë tashmë dritën jeshile për të filluar negociatat me lojtarin në mënyrë që e ardhmja e tij të mund të zgjidhej në janar. 

(Kosova Sot Online )