
Vojvoda starton sërish për Torinon

Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda do të startojë sërish për ekipin e Torinos në ndeshjen e sotme.
Torino përballet me Bolognan në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Serie A.
Mërgim Vojvoda do të startojë sërish për klubin italian, por tani në krahun e majtë.
Në të djathtin gjendet rivali i Vojvodës, Singo.
Momentalisht, Torino gjendet në vendin e 13-të me 19 pikë, kurse Bologna gjendet e nënta me 24 pikë.
(Kosova Sot Online)