Barcelona e kthen epërsinë kundër Osasunas

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 17:34
Barcelona e kthen epërsinë kundër Osasunas

Barcelona ka kaluar në epërsi 2:1 kundër Osasunas, në një ndeshje të La Ligës që po zhvillohet momentalisht në Pamplona.

Abdessamad Ezzalzouli shënoi për 2:1 për Barcelonën në minutën e 49-të,

Ai e futi topin në rrjetën e vendasve me një goditje nga afërsia pas një kundërsulmi të shpejtë të katalonasve.

Ky ishte goli i parë në fanellën e Barçës për 19-vjeçarin maroken.

(Kosova Sot Online)