Adeyemi nuk e përjashton transferimin te Barcelona

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 22:19
Adeyemi nuk e përjashton transferimin te Barcelona

Adeyemi është në rrugë të duhur për të përfunduar në një nga klubet më të mëdha në Evropë. Sulmuesi 19-vjeçar i Salzburgut mori çmimin për lojtarin më të mirë të ri U21 në Evropë dhe është prononcuar për SPORT pasi mori çmimin për t’iu përgjigjur pyetjes së madhe: Ku do të luajë sezonin e ardhshëm?

I pyetur për të ardhmen e tij, Adeyemi nuk i ka mbyllur dyert: “Të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja, për momentin jam lojtar i Salzburgut”.  Megjithatë, sulmuesi e ka bërë të qartë se “Barça është një nga klubet më të mira në botë dhe unë jam krenar që ata më duan. Nëse e shoh veten duke luajtur për Barçën në të ardhmen? Sigurisht. Është një klub i madh”, deklaroi ai.

Sipas informacioneve nga SkyItalia, Barcelona i ofroi 40 milionë Salzburgut për të marrë përsipër shërbimet e sulmuesit, megjithëse informacionet e fundit, me largimin më se të mundshëm të Haaland nga Dortmundi, do të sugjeronin se BVB do të ishte më e mira për të nënshkruar me gjermanin e ri. 

(Kosova Sot Online)