Klubet e mëdha evropiane e duan De Jongun

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 15:56
Klubet e mëdha evropiane e duan De Jongun

Mesfushori holandez pritet të largohet nga Barcelona për shkak të problemeve financiare të gjigantit katalunas

Frenkie de Jong mund të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Barcelona.

Klubi spanjoll është kapluar nga kriza financiare dhe për këtë po detyrohet t’i shesë yjet e tij.

Ndërkohë, interesim për mesfushorin holandez kanë shfaqur klubet e mëdha evropiane.

Madje, mediat spanjolle shkruajnë se ish-futbollisti i Ajaxit mund të përfundojë në njërin nga pesë klubet më të mira të kontinentit.

Megjithatë, babai i futbollistit është shprehur se lojtari do ta preferonte qëndrimin në Camp Nou.

Por, nëse i duhet gjithsesi të largohet për të mirën e klubit, 24 vjeçari nuk do të insistonte për të qëndruar. 

(Kosova Sot Online)