Xavi e ka ndarë mendjen, e do patjetër Torresin

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 13:24
Xavi e ka ndarë mendjen, e do patjetër Torresin

Torres është objektivi numër një i Barcës për merkaton e janarit.

Sipas SPORT, prioriteti i Xavi Hernandez për merkaton e janarit është sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres, derisa pret më shumë se një blerje.

Pasi shkëlqeu në Euro 2020, Torres nuk ka gjetur shumë hapësira te City, derisa Xavi e sheh si shumë të rëndësishëm për ekipin e tij në fazën sulmuese, repart ë po calon shumë.

Sido që të jetë, fillimisht Barcelona duhet të shesë Ousmane Dembelen për të liruar sado pak gjendjen e rëndë ekonomike që është krijuar në mënyra që të arrihet gjithashtu paga që Torres kërkon.

Dembele ka vuajtur me shumë dëmtime në katër vitet e fundit, duke mos e ndihmuar shumë Barçën, andaj duket se kupa është mbushur tashmë. 

(Kosova Sot Online)