Arthur s’ka vend në Juventus

  • S.A /
  • 18 December 2021 - 11:08
Arthur s’ka vend në Juventus

Projektohet një shkëmbim i bujshëm mes Juventusit edhe Evertonit në merkaton e janarit.

Sipas mediave italiane dhe atyre angleze,  mesfushori brazilian Arthur i cili ka gjetur pak hapësira te bardhezinjtë në këtë sezon dhe është jashtë forme, mund të transferohet te klubi nga Liverpooli në merkaton e dimrit me Rafa Benitez që e pëlqen sëtepërmi.

Interesimi i Everton për Arthur është konkret dhe për ta bërë më të lehtë këtë transferim te Everton po mendojnë për një shkëmbim kokë më kokë me anësorin francez Lucas Digne i cili ka luajtur edhe në të kaluarën në Serie A pasi ka mbajtur veshur fanellën e Romës.

Juventusi kërkon një mbrojtës të majtë duke parë vështirësitë që po has Alex Sandro.

(Kosova Sot Online )