Mourinho e bind yllin e Arsenalit t’i bashkohet Romës

  • S.A /
  • 27 December 2021 - 12:47
Mourinho e bind yllin e Arsenalit t’i bashkohet Romës

Ylli i Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, është shumë afër t’i bashkohet Romës së Jose Mourinhos, në një marrëveshje fillestare huazimi me mundësi blerjeje.

Mourinho pret blerje të reja në afatin kalimtar të janarit dhe mesfushori i Arsenalit pritet të jetë përforcimi i tij i parë në këtë afat kalimtar.

Sipas Sky Sport Italia, një prej arsyeve kryesore pse Roma e kërkon me ngulm Maitland-Niles është fakti se ai luan në shumë pozita në fushë.

Maitland-Niles mund të luaj si mesfushor qendror, anësor apo mbrojtës i krahut.

Roma shpreson ta ketë atë në dispozicion më 6 janar, kur rifillon sezoni në Serie A pas pushimit dimëror.

24-vjeçari doli pozitiv në testin për koronavirus javën e kaluar, prandaj nuk do të largohet nga Britania e Madhe derisa të shërohet.

Roma do t’i paguajë gjysmë milioni euro për huazimin e tij dhe mund ta blejë atë në fund të sezonit për 10 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )