Newcastle konsideron blerjen e Bergwijn

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 16:03
Newcastle konsideron blerjen e Bergwijn

Mediat në Angli kanë shkruar sot se Newcastle është duke vazhduar të mendojë për përforcimet gjatë dimrit

Sipas 90min, ata janë duke marrë në konsideratë blerjen e sulmuesit anësorë të Tottenham, Steven Bergwijn.

24 vjeçare nuk është startues i rregullt për Spurs këtë sezon dhe përfaqësuesit e tij janë duke shikuar për ta gjetur një skuadër që do ta marrë atë qoftë edhe në huazim.

Ajax po ashtu është lidhur me huazimin e Bergwijn, por Newcastle mund t’ia marrë atyre nga dora holandezin, para se afati dimëror të mbyllet. 

(Kosova Sot Online)