Trepça – Ylli, derbi i sontëm e hap pjesën e dytë të sezonit

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 16:25
Trepça – Ylli, derbi i sontëm e hap pjesën e dytë të sezonit

Stinori pranveror i Superligës së basketbollit nis me derbin e sontëm Trepça – Golden Eagle Ylli. Nesër mbrëma zhvillohen dy ndeshje të tjera të xhiros së 15-të të ligës elitare

Pjesa e dytë e sezonit në Art Motion Superligën e basketbollit do të rikthehet këtë mesjavë.

Në fakt, sonte do të nisë pjesa pranverore e ligës elitare dhe atë me derbi.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do t’i matin forcat në Mitrovicë, në lojën kryesore të xhiros së 15-të.

Të dyja ekipet kanë ambicie të mëdha këtë sezon dhe në palestrën “Minatori” na pret një sfidë interesante.

Momentalisht, mitrovicasit dhe therandasit i kanë nga 10 fitore dhe nga 4 humbje.

Kjo ndeshje do të luhet sonte dhe do të fillojë në orën 19:00.


(Kosova Sot Online)