Juve synon huazimin e Depay

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 18:21
Juve synon huazimin e Depay

Juventusi është në kërkim të forcimit të sulmit të tyre

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Juventus po synon një marrëveshje huazimi për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Bardhezinjtë dëshiron që 27 vjeçari ta zëvendësojë pozitën e Federico Chiesas për pjesën tjetër të sezonit, pasi që italiani do të jetë jashtë për një kohë të gjatë pas lëndimit të ligamenteve të gjurit.

Barça janë të hapur për të pranuar oferta për Depayin, pasi që me rikthimin në stërvitje të plota të Ansu Fati dhe me blerjen e re 55 milionë euro të Ferran Torres ata synojnë të ndërtojnë një sulm të ri. 

(Kosova Sot Online)