Man Utd e kërkon këndelljen në Premierligë

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 14:38
Man Utd e kërkon këndelljen në Premierligë

“Djajtë e Kuq” do ta vizitojnë sonte Brentfordin, në tentim të fitores në kampionatin anglez

Manchester United do ta kërkojë sonte këndelljen në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” do ta vizitojnë Brentfordin, në xhiron e 23-të të kampionatit anglez.

Gjiganti nga “Old Trafford” vjen nga barazimi me Aston Villën dhe humbja paraprake nga Wolverhampton, shkruan “Gazeta Express”.

Prandaj, Cristiano Ronaldo me shokë do të mundohen të fitojnë sonte për t’iu afruar pozitës së katërt, e cila çon në Champions.

Aktualisht, United gjendet në vendin e shtatë në tabelë me 32 pikë, pesë më pak se West Hami, që është i katërti.

Por, “Djajtë e Kuq” i kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa “Hammers”.

Ndeshja ndërmjet Brentfordit dhe Manchester Unitedit do të fillojë në orën 21:00.

Paraprakisht, sonte do të luajnë Leicester City me Tottenhamin.

(Kosova Sot Online)