
Punë e kryer, Traore është i Barcelonës

Adama Traoré do ta veshë fanellën e Barcelonës.
Sipas Fabrizio Romanos, tashmë çdo gjë është e kryer. Ai do të transferohet në formë huazimi, me të drejtë blerje për 30 milionë euro, plus bonuse.
Barcelona do të mbulojë 100% pagën e lojtarit deri në qershor.
Zyrtarizimi i Traores mund të bëhet të premten.
(Kosova Sot Online)