Pogba i pavendosur

  • S.A /
  • 29 January 2022 - 11:43
Pogba i pavendosur

Njëherë do të largohet, njëherë do të qëndrojë. Paul Pogba ende nuk ka marre një vendim përfundimtar për të ardhmen. Ai është në vitin e fundit të kontratës me djajtë e kuq dhe ende se ka rinovuar atë.  Është raportuar se dëshiron një aventurë të re, me Realin dhe Parisin që janë seriozisht të interesuara për shërbimet e francezit.

Megjithatë, në Angli raportohet se Paul Pogba mund të ndërrojë mendje dhe të qëndrojë, nëse Man United vendos ta mbajë trajnerin, Ralf Rangnick.

Atij i pëlqen puna që po bën Rangnick dhe mund të bindet që të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford. 

(Kosova Sot Online )