Roni Gashi, talenti i së ardhmes

  • G.G /
  • 01 February 2022 - 16:08
Roni Gashi, talenti i së ardhmes

Futbolli i Kosovës, edhe pse po  zhvillohet në kushte jo të nivelit të ngjashëm me klubet evropiane, vazhdon të nxjerrë talentë në skenë dita-ditë.

Kosova Sot Online, këtë herë do ta prezantojë një super-talent e ai është futbollisti i ri prishtinas, Roni Gashi.

Ai po shkëlqen në fanellën e FC Prishtinës, derisa këtë po e bënë edhe në kategoritë e reja të Kombëtares së Kosovës.

15-vjeçari i cili ka marrë pjesë edhe në gara të ndryshme ndërkombëtare në Zvicër e Gjermani, tashmë ka rënë në sy të shumë menaxherëve dhe shumë shpejtë mund ta shohim në një kampionat edhe më të fortë.

Megjithatë, Roni në një bisedë për Kosova Sot Online ka thënë se ka ëndrra të mëdha, por që objektivin synon ta arrijë hap pas hapi.

Roni është i lumtur që veshë fanellën e Kosovës me shpresë se në të ardhmen do të jetë pjesë edhe e Kombëtare A, aty ku çdo futbollistë dëshiron të luajë. 

(Kosova Sot Online)