Sarri shtron drekë për futbollistët e tij

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 18:37
Sarri shtron drekë për futbollistët e tij

Sipas Il Corriere dello Sport, Maurizio Sarri u ofroi dje drekë lojtarëve të tij të Lazios për të lehtësuar presionin ndaj tyre përpara rifillimit të sezonit.

Sarri thuhet se është i zemëruar me drejtorët e klubit pas një merkatoje zhgënjyese të janarit kur Biancocelesti shiti Vedat Muriqin dhe nënshkroi me Jovane Cabral.

Megjithatë, Sarri dhe stafi i tij nuk e kishin idenë se kush ishte nënshkrimi i ri dhe nxituan të shikonin disa nga videot e tij ndërsa Igli Tare finalizonte marrëveshjen.

Trajneri ishte gati të nënshkruante një marrëveshje të re dyvjeçare në kryeqytet në dhjetor, por i la në pritje bisedimet pas afatit kalimtar të janarit.

Sipas Il Corriere dello Sport, Sarri dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie pozitive me lojtarët e tij dhe thuhet se e mori ekipin për drekë dje.

63-vjeçari e ka paguar faturën në një nga restorantet më të mira të peshkut të kryeqytetit në lagjen Parioli, por as Claudio Lotito dhe as Igli Tare nuk kanë shkuar në të.

Lazio është në garë për një vend evropian dhe zë vendin e tetë me 36 pikë, aq sa Fiorentina, kundërshtari i tyre i radhës të shtunën. 


(Kosova Sot Online)