De Gea, portieri i parë që shpallet më i miri i muajit në Premierligë që nga viti 2016

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 18:16
De Gea, portieri i parë që shpallet më i miri i muajit në Premierligë që nga viti 2016

Premierliga ka bërë zgjedhjen për lojtarin e muajit janar dhe është diçka speciale.

Është portieri i Manchester Unitedit, David De Gea që e ka fituar këtë çmim duke treguar performanca fantastike.

Kështu, spanjolli bëhet portieri i parë që e fiton këtë çmim që nga viti 2016, kur portieri i Southamptonit, Fraser Forster e fitoi.

De Gea bëri 22 pritje fantastike për Manchester Unitedin përgjatë muajit janar, duke e merituar plotësisht këtë çmim.

(Kosova Sot Online)