Lewandowski i befasuar që Messi nuk e votoi për çmimin e më të mirit nga FIFA

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 18:41
Lewandowski i befasuar që Messi nuk e votoi për çmimin e më të mirit nga FIFA

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski u shpreh i befasuar me faktin që Lionel Messi nuk e votoi në FIFA Awards.

Argjentinasi deklaroi në ceremoninë e Topit të Artë se Lewandowski e meritoi të fitonte në vitin 2020.

Sidoqoftë, Messi votoi për Neymarin, Mbappen dhe Benzeman në FIFA Awards,.

“Është e vështirë për mua ta kuptoj. Unë votova për Messin sepse e vlerësoj atë që ai ka bërë në vitin 2021 dhe, natyrisht, më herët. Messi votoi për mua për Topin e Artë, por nuk e di pse ndryshoi vendim më pas. Sidoqoftë, nuk jam penduar, nuk kam asnjë ankesë, e pranova, ai e mori vendimin e tij dhe kaq”, deklaroi Lewandowski.

Tutje, sulmuesi polak tha se më shumë rëndësi ka çmimi i FIFA-s sesa Topi i Artë.

“Kam menduar kohët e fundit për këto dy çmime: Çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s dhe Topin e Artë. Kam arritur në përfundimin se çmimi i FIFA-s ka më shumë rëndësi se Topi i Artë. Për këtë të fundit votojnë vetëm gazetarët.Nuk ka një verifikim të qartë, siç kanë thënë shumë ekspertë apo ish-futbollistë aktualë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)