Mediumi i madh spanjoll: Vedat Muriqi, heroi i ri i Mallorcas

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 13:39
Mediumi i madh spanjoll: Vedat Muriqi, heroi i ri i Mallorcas

Mediumi i madh sportiv spanjoll, Marca e ka cilësuar Vedat Muriqin si heroin e ri të Mallorcas.

Sulmuesi kosovar u tregua vendimtar, duke shënuar penalltinë që i dha Mallorcas një fitore tejet të rëndësishme në luftë për mbijetesë.

“Një ndeshje e bukur nga Mallorca që ditën si të riktheheshin për t’i marrë tri pikët. Dhe me një protagonist të qartë: Vedat Muriqin”, shkroi mediumi Marca.

Sulmuesi nga Kosova ka fituar zemrat e tifozëve të Mallorcas me dy ndeshje. Ai ishte startues në ndeshjen e Kupës, duke dëshmuar vlerat e tij dhe duke u vlerësuar me notën më të lartë nga të gjithë.

E djeshmja ishte pothuajse e njëjtë. Muriqi debutoi në La Liga para tifozëve të klubit të tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol.

Muriqi ka bërë një ndeshje të madhe, duke shfaqur të gjitha karakteristikat e tij që askush nuk i dinte. Sulmuesi i ri i Mallorcas i fitoi pothuajse të gjitha duelet ajrore, duke ndihmuar në sulm dhe duke qenë i rëndësishëm në detyrat mbrojtëse.

Loja e tij ajrore duket jetike që Mallorca të arrijë mbijetesën dhe ai e merr përsipër sfidën që ka përpara me entuziazëm të madh.

Muriqi debuton si ‘vrasës’, pikërisht ajo që i mungonte më shumë Mallorcas. 

(Kosova Sot Online)