Rashani e rigjen golin për Clermont, shënon kundër Nice

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 17:05
Rashani e rigjen golin për Clermont, shënon kundër Nice

Elbasan Rashani e ka kaluar Clermontin në epërsi 1:0 kundër Nice, duke e rigjetur rrjetën e portës në Ligue 1 pas një pauze disa ndeshjeje.

Ky ishte goli i parë për përfaqësuesin e Kosovës në vitin 2022 për skuadrën e tij franceze.

Rashani shënoi nga afërsia, duke e futur topin në portën boshe pasi u shërbye nga Allevinah në minutën e 76-të.

Ky ishte goli i pestë i Rashanit në Ligue 1 këtë sezon, ndërkohë që i ka edhe tri asiste.

(Kosova Sot Online)