AC Milan – Inter, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 23:05
AC Milan – Inter, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë

AC Milan e ka mundur me rezultat të thellë Lazion 4-0 sonte në San Siro, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku e pret rivali i qytetit, Interi. Leao (24), Olivier Giroud (41, 45+1) dhe Kessie (79) shënuan golat për Milanin sonte

AC Milan e ka shkelur Lazion sonte me rezultat 4-0 në San Siro sonte për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Rafael Leao i Milanit do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje. Romagnoli do ta gjente atë për mrekulli në zonë ku Leao do të depërtonte dhe do të shënonte një gol të bukur me të majtën e tij në minutën e 24-të të ndeshjes.

Pas këtij goli do të ishte Olivier Giroud që do të shënonte dy gola, një reprizë si të dy golave që ai shënoi kundër Interit në vikendin që lamë pas.

Leao kësaj radhe do të ishte në rolin e asistuesit pasi që ai do të pasonte të Giroud që shënoi gol në minutën e 41-të.

Giroud do të shënonte përsëri pas pesë minutave, por ishte Theo Hernandez që asistoi për të.

Pjesa e dytë ishte e qetë, megjithatë ishte AC Milan që përsëri tregohej më e rrezikshme.

Kështu goli i katërt për ta do të vije në minutën e 79-të.

Kessie shfrytëzoi një rikthim të topit duke shënuar golin e katër për Milanin.

Me këtë fitore, AC Milan kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të luan kundër Interit.

(Kosova Sot Online)