
Muller akuzohet për mizori ndaj kafshëve

Ylli i Bayern Munichut, Thomas Muller, është akuzuar PETA (Organizata për Trajtimin Etik të Kafshëve) se ka lejuar kuajt në kujdesin e tij të kryejnë ‘akte seksuale të panatyrshme’.
Akuza u ngrit pasi Muller njoftoi se kali i tij, D’Avie pësoi një lëndim përpara sezonit të mbarështimit, diçka që organizata për të drejtat e kafshëve argumenton se ishte ‘e parandalueshme dhe e panevojshme’.
Së bashku me gruan e tij Lisa, e cila është një stërvitëse kuajsh dhe garon në ngjarje, çifti ka drejtuar një fermë kuajsh në Gjermani ku e shesin spermën e ngrirë të kalit për 200 euro.
Në një deklaratë këtë javë, Muller shpjegoi: ‘Për fat të keq, ne kemi lajme të këqija. D’Avie ynë nuk do të jetë i disponueshëm në muajt e ardhshëm. Fatkeqësisht, ai rrëshqiti gjatë një përpjekjeje për t’u përgatitur për sezonin e shumimit.
Ndërkohë, sipas ‘Daily Mail’, zëdhënësja e PETA-s Jana Hoger pohoi se praktika e tyre ishte e panatyrshme.
Deklarata thoshte: “Është e tmerrshme që të vetëshpallur admirues të kuajve detyrojnë kafshët nën kujdesin e tyre të kryejnë akte seksuale të panatyrshme për të përfituar prej tyre. Lëndimet që D’Avie pësoi nën mbikëqyrjen e Lisa dhe Thomas Müller ishin të parandalueshme dhe të panevojshme”.
(Kosova Sot Online)