Gjithçka gati për derbin e Torinos, starton Vojvoda

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 20:05
Gjithçka gati për derbin e Torinos, starton Vojvoda

Juventusi e fillon sot xhiron e radhës në Serie A, ku do të përballet me rivalin e qytetit, Torino

Juventus-Torino është derbi i xhiros së radhës në Serie A.

Juventus synon fitore pasi që vetëm në këtë mënyrë do ta mbante hapin për vendin e katër në tabelë, derisa Torino është në vendin e 10, pa ndonjë rrezik për të rënë nga Serie A.

Juventus ka disa mungesa për këtë takim ku shkaku i lëndimeve nuk do të mund të luajnë: Bonucci, Chiellini, Chiesa dhe De Winter. Danilo po ashtu do të mungojë shkaku i kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Fares dhe Praet janë mungesat e Torinos.

Agnelli ka zgjedhur që të startojë me formacion tepër sulmues ku në sulm janë Vlahoci, Morata dhe Dybala.

Në anën tjetër, Mërgim Vojvoda ka startuar përsëri sonte për Torinon kurse në sulm do të jetë Belottit i ndihmuar Brekalo dhe Pobega.

(Kosova Sot Online)