Gara për titull në Serie A, më e zjarrta në Evropë

  • E. /
  • 21 February 2022 - 13:57
Gara për titull në Serie A, më e zjarrta në Evropë

Milan, Inter dhe Napoli janë tri ekipet që do ta thonë fjalën vendimtare për titullin e kampionit këtë edicion në Serie a.

Napoli do të mund të dilte në krye të renditjes tabelare nëse fiton sot nda Cagliarit, me pikë të barabarta me Milanin dhe dy më shumë se Interi që e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar

Nuk ka asnjë ligë tjetër në Evropë ku gara për titull është kaq e hapur.

Pavarësisht humbjes 3-2 në shtëpi kundër Tottenhamit, Manchester City ka gjashtë pikë epërsi ndaj Liverpoolit, megjithëse Reds kanë një ndeshje më pak. Chelsea qëndron në vendin e tretë, 13 pikë prapa “Citizens”.

Real Madridi i Carlo Ancelottit po gëzon një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Sevillas të vendit të dytë dhe gara për titull në Spanjë është gjithashtu praktikisht reduktuar në dy skuadra pasi Betis qëndron e treta, 11 pikë prapa Merengues.

Gjashtë pikë largon Borussia Dortmundin nga liderët e Bundesligës, Bayern Munich në Gjermani, ndërsa PSG-ja ka 59 pikë në 25 ndeshje të Ligue 1, shtatë më shumë se Olympique de Marseille në vendin e dytë. 

(Kosova Sot Online)