Guardiola cakton objektivin për t’u bërë kampion: Na duhen 95 ose 96 pikë gjithsej

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 13:45
Guardiola cakton objektivin për t’u bërë kampion: Na duhen 95 ose 96 pikë gjithsej

Pep Guardiola ka caktuar një objektiv prej 96 pikëve për Manchester Cityn këtë edicion.

Trajneri spanjoll beson se kjo është ajo çfarë nevojitet për ta mbrojtur titullin e kampionit në Premierligë para Liverpoolit.

“Citizens” u mposhtën 3:2 ndaj Tottenhamit të shtunën, teksa Liverpooli fitoi me përmbysje 3:1 ndaj Norëichit për t’u afruar në vetëm gjashtë pikë. Po ashtu, ekipi i Jurgen Klopp ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Margjina ndaj Liverpoolit nuk është asgjë. Ne duhet të fitojmë shumë, më shumë se 90 pikë, 95, 96 për tu shpallur kampion”, tha Guardiola.

Momentalisht, i vetmi ndjekës serioz i Manchester Cityt në Premierligë është Liverpooli, teksa Chelsea gjendet 13 pikë prapa, me një ndeshje më pak të luajtur. 

(Kosova Sot Online)