
Rrahmani përsëri starton për Napolin

Amir Rrahmani edhe sot ka startuar nga minuta e parë për Napolin
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është bërë titullar i rregullt në skuadrën nga jugu i Italisë.
Në rast fitoreje sot, skuadra e Rrahmanit mund ta marrë vendin e parë në Serie A, pas humbjes se Interit dhe Milanos këtë vikend.
Napoli ka vetëm 3 pikë më pak se Milano por ka golëdallim më të mirë se dy skuadrat milaneze.
Përpos Rrahmanit, Spalletti në sulm sot ka zgjedhur që të startojë me Mertens, Petagna dhe Elmas.
(Kosova Sot Online)